Arsenali ka nisur me fitore Ligën e Evropës.
“Topçinjtë” mposhtën 3 me 1 Kolnin duke arritur fitoren përmes përmbysjes së rezultatit.
Cordoba shënoi në minutën e nëntë për Kolnin, ndërsa Sead Kolasinac, Alexis Sanchez dhe Hector Bellerin shënuan në pjesën e dytë për Arsenalin.
Në takimin tjetër të Grupit H Crvena Zvezda dhe Bate kanë barazuar 1 me 1.