Humbjet e njëpasnjëshme në eliminatoret për Botërorin “Rusia 2018” po vazhdojnë t’i kushtojnë Kosovës në ranglistën e FIFA-s.
Në ranglistën e re të shtëpisë së futbollit Kosova ka humbur katër pozita, duke u renditur në vendin e 184.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPërkundër rezultateve pozitive, edhe Kombëtarja e Shqipërisë ka pësuar rënie në ranglistën e publikuar sot nga FIFA. Kuqezinjtë kanë rënë për tri pozita dhe tani gjenden në vendin e 66.
Ngritje të madhe në ranglistë ka siguruar Serbia. Fqinjët verior janë ngritur për 10 pozita dhe tani gjenden në vendin e 32-të.
Ndryshime ka edhe në top-pesëshen e përfaqësueseve më të mira. Gjermania ka dalë në vendin e parë, duke pozicionuar Brazilin një pozitë më poshtë. Portugalia gjendet në vendin e tretë dhe është ngritur për tre pozita. Në pozitën e katërt ka rënë Argjentina ndërsa Belgjika mbyll top-pesëshen.

