Zekirija Ramadani nuk është më trajneri i kampionit të Kosovës, Trepça ’89.
Kështu bëri të ditur vetë Ramadani menjëherë pas humbjes nga Vllaznia në kuadër të xhiros së katërt në Superligë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nuk jam më trajner i Trepçës ’89. Pas humbjes nga Vllaznia, kryetari i klubit ka hyrë në zhveshtore dhe ma ka kumtuar lajmin që nuk jam më trajner. Kështu është puna e trajnerëve”, ka thënë shkurt Ramadani, për KTV-në.
Pas katër ndeshjeve në edicionin e ri, Trepça ’89 ka dy fitore dhe dy humbje.