Trajneri i ri i Shanghai Shenhuas, Wu Jingui, ka kritikuar Carlos Tevezin për mbipeshën e tij dhe ka insistuar se nuk do ta ftojë në formacion shkaku i problemeve të tij fizike.
Tevezi u bë lojtari më i paguar në botë kur kaloi te Shenhua nga Boca Juniorsi, por ka dështuar të gjejë formën e tij më të mirë në Kinë, duke realizuar vetëm dy herë në 11 paraqitje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoWu ka pohuar se Tevezi, i cili sapo është kthyer nga një lëndim që kishte pësuar, nuk është i gatshëm fizikisht për Superligën kineze.
“Tani nuk do të luajë. Nuk është i gatshëm fizikisht. Nuk është i gatshëm të luajë”, ka thënë Wu, i cili zëvendëson Gus Poyetin e larguar nga pozita e trajnerit.
“Ai ka mbipeshë, së bashku me [Fredy] Guarini. Duhet të marr përgjegjësi për ekipin dhe për lojtarët. Nëse nuk je i gatshëm për lojë, pse të ftoj në formacion. Kam stërvitur shumë yje dhe lojtarët e mi nuk i zgjedh në bazë të reputacionit që kanë”.