Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Neymari e Mbappe debutojnë me gola për PSG-në në “Champions”

Transferimet e reja të Paris Saint-Germainit, Neymar dhe Kylian Mbappe ishin në listën e shënuesve në fitoren e lartë që parisienët e arritën ndaj Celticut në ndeshjen e parë të grupeve në Ligën e Kampionëve.

Dy debutuesit e PSG-së në këtë garë europiane ishin në listën e pesë golashënuesve të këtij takimi që përfundoi 5 me 0 për parisienët.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Dy gola tjerë për PSG-në i realizoi sulmuesi tjetër Edinson Cavani ndërsa Ludwig realizoi një autogol.