Robert Pires ka konfirmuar se Alexis Sanchez kishte braktisur stërvitjen pas një zënke me një bashkëlojtar tek Arsenali, edhe pse këto i mohoi menaxheri Arsene Wenger.
Kur u pyet rreth raportimeve se Sanchezi ishte përfshirë në një zënkë gjatë stërvitjeve, Wenger ka thënë se nuk ishte në dijeni për incidentin, por Pires ka konfirmuar se Sanchez kishte mosmarrëveshje me një lojtar shkaku i një ndërhyrje të ashpër.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kishte një zënkë. Ishte një ndërhyrje e keqe në Alexis Sanchezin, një duel. Ai la fushën. Fansat duhet ta kuptojnë këtë. Ka pasur masa disiplinore. Nuk ka ndodhur asgjë serioze. Dje isha në stërvitje – dhe nuk kishte probleme”, ka thënë Pires për beIN Sports.