Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

KOK-u i kërkon ministrit të ri respektimin e memorandumeve të nënshkruara

Ministri i ri për Kulturë, Rini e Sport, Kujtim Gashi, ka pritur të martën në takim njoftues drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, nënpresidentin e parë, Memli Krasniqi dhe sekretarin e përgjithshëm, Shasivar Haxhijaj.

Të dy palët biseduan për vazhdimin e bashkëpunimit mes MKRS-së dhe KOK-ut.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ministri i ri falënderoi presidentin e KOK-ut për punën e palodhshme, derisa shprehu gatishmërinë për të kryer të gjitha procedurat e mbetura, siç parashihen në memorandumin e nënshkruar me KOK-un, në fillim të këtij viti.

Ministri u shpreh i hapur për të bashkëpunuar me KOK-un dhe për të dëgjuar kërkesat e tyre.

Presidenti i KOK-ut, Besim Hasani përgëzoi dhe i uroi suksese Gashit, duke e njoftuar në pika të shkurtra me historikun e KOK-ut, procesin e pranimit në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, punën aktuale të bazuar në strategjinë e KOK-ut për ciklin olimpik 2017-2020, si dhe sfidat që e presin.

I pari i KOK-ut kërkoi nga ministri respektimin e memorandumit të nënshkruar për KOK-un, por edhe për federatat, memorandume këto të nënshkruara gjatë mandatit të ministrit Kujtim Shala.

Ai kërkoi gjithashtu që të bëhen disa ndryshime në Rregulloret për Kategorizimin e Sporteve, për eliminimin e disa defekteve. Po ashtu, u bisedua për nevojën dhe domosdoshmërinë e zbatimit të Rregullores për Kategorizmin e Sportistëve dhe Trajnerëve.

Në emër të Lëvizjes Olimpike, presidenti i KOK-ut, shprehu gatishmërinë për të punuar në interes të objektivave strategjike, të cilat kanë në fokus sportistët, trajnerët dhe administratorët sportivë.