Zinedine Zidane ka pranuar për herë të parë që Real Madridi provoi të transferonte një sulmues në fund të afatit kalimtar të verës.
Alvaro Morata dhe Mariano Diaz u larguan në drejtim të Chelseat dhe Lyonit, ndërsa Borja Mayoral u kthye nga Wolfsburgu. Zidane tani ka pranuar se skuadra e tij ka mungesa në fazën e sulmit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Duke shikuar skuadrën tonë, mund të themi se po mungon një futbollist në pozitën e numrit 9”, ka thënë ai të martën për gazetarët, para ndeshjes ndaj APOEL-it në Ligën e Kampionëve. “Do të doja ta kisha Moratan, por ai dëshironte të ishte pjesë e ekipit të parë dhe ky ishte vendimi i tij. Tentuam të transferojmë një futbollist tjetër. Vitin e shkuar kishim Moratan e Marianon ndërsa tani kemi vetëm Mayoralin”.