Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ylli e Rahoveci kërkojnë të shpartallojnë "katërshen e madhe"

Kriza financiare që po mbyt Pejën e Trepçën ka bërë që skuadrat e tjera, më të vogla, të ëndërrojnë futjen në mesin e katër ekipeve më të mira për edicionin 2017/18 në Superligën e Kosovës në basketboll, që nis më 30 shtator.

Si Peja ashtu edhe Trepça janë paraqitur dhe janë licencuar për edicionin e ri, por pa ndonjë synim. Të dy ekipet pritet të garojnë me lojtarë të rinj vendorë shkaku i krizës financiare që i kaploi edicionin e shkuar, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kjo situatë ka motivuar skuadrat e tjera që e shohin si rast të mirë futjen në plejof.

Zakonisht, kur nuk ka krizë te skuadrat e mëdha, atëherë "katërshja e madhe": Prishtina, Peja, Trepça e Bashkimi e ka gati të sigurt futjen në plejof.

Por, këtë edicion vetëm Prishtina dhe Bashkimi janë përforcuar, sidomos Prishtina që do të marrë pjesë edhe në Ligën e Kampionëve. Bashkimi do të vazhdojë të luajë në Ligën Ballkanike... (Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.