Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Muqolli flet për festën që ishte planifikuar në Stamboll

Arben Muqolli ka mbetur i befasuar për të keq nga paraqitja e ekipit të tij, Besa Famgas në ndeshjen e kthimit kundër Beykozit të Turqisë në kuadër të raundit të parë të Kupës EHF.

Besa, të dielën, u eliminua nga garat evropiane, pasi në Stamboll pësoi humbje me 12 gola dallim nga Beykozi (35:23), ekip që para një javë e kishte mposhtur në Pejë me tetë gola epërsi (29:21), shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Besa kishte shkuar në Stamboll me ambicie për të kaluar tutje, madje anëtarët e kryesisë kishin udhëtuar po ashtu dhe kishin përgatitur një festë. Por, kjo nuk ndodhi.

Muqolli të hënën, ka deklaruar se për këtë eliminim fajëson fillimisht veten si trajner e më pas të gjithë hendbollistët. Ai nuk ka pritur që ekipi i tij të ketë një paraqitje kaq të dobët, saqë të shpërdorojë epërsinë prej tetë golave nga ndeshja e parë. Trajneri pejan thotë se nuk po arrin të kuptojë se si u bë që ekipi të japë një paraqitje kaq të dobët. Ai e pranon se edhe në ndeshjen e parë, nuk u shfaq lojë e mirë, por e rëndësishme ishte që ndeshja u fitua me tetë gola epërsi... (Tekstin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.