Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Drogba i mahnitur me paraqitjet e Moratas

Didier Drogba ka lavdëruar sulmuesin e ri të Chelseat, Alvaro Morata.

Fillimi i sezonit për Alvaro Moratan ka qenë i jashtëzakonshëm me fanellën e Chelseat. Sulmuesi spanjoll këtë verë u largua nga Real Madridi për t’iu bashkuar kampionëve të Anglisë, për 80 milionë euro.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Legjenda e ‘Bluve’, Didier Drogba ka thënë se është i impresionuar nga spanjolli, që edhe këtë javë ka realizuar gol në fitoren 2:1 të Chelseat ndaj Leicester Cityt.

“Ai është duke shënuar gola që janë vendimtarë në fitore, kështu që jam i lumtur për të dhe për klubin gjithashtu”, ka thënë Drogba.“Shënimi i golave është shumë i rëndësishëm. Kur një sulmues transferohet në një ekip të ri, njerëzit kanë pritje të mëdha nga ai dhe Morata po bën një punë të jashtëzakonshme”.

Morata ka shënuar 3 gola dhe dy asistime në katër xhirot e para.