Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mourinho: Ndjehem më i dobët pa Fellainin

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, ka thënë se ndjehet më i dobët pa prezencën e Marouane Fellainit në ekipin e parë.

Në Old Trafford ka pasur zëra të ndryshëm që nga transferimi i Fellainit në vitin 2013 prej Evertonit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai mungoi në barazimin 2 me 2 me Stoke Cityn të shtunën dhe mbetet në dyshim për ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Baselit për shkak të një lëndimi.

“Ai është futbollist i rëndësishëm për mua – shumë më i rëndësishëm se që e imagjinoni. Ndihem më i dobët pa Fellainin në skuadër, nuk ka rëndësi a është në fushë apo rezervë. Në kushtet e tij ai është përmirësuar, kam nevojë për të”, ka thënë Mourinho.