Duke ecur në korridoret e “BayArena” të Bayer Leverkusenit, merr përshtypjen se ky klub është krenar për të kaluarën e vet.
Trofetë gjenden nëpër vitrina të xhamit, fanellat e famshme të legjendave të klubit janë të vendosura nëpër mure dhe grafite artistike tregojnë për netët e famshme të historisë së klubit, shkruan CNN, transmeton “Koha Ditore”. Por, diçka po ndodh thellë brenda stadiumit, që siguron se Leverkuseni po mban sytë më shumë nga e ardhmja.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSkuadra e Bundesligës është një nga disa top-skuadra evropiane, sikurse edhe ekipet e NBA-së e NFL-së, që po përdorin teknologjinë e Catapult Sports për të ndihmuar të analizohet performanca e lojtarëve.
Duke përdorur gjurmues shumë sensitiv GPS - të vendosur në jelekët e stërvitjeve, ata japin të dhëna të detajuara individuale si shpejtësinë maksimale të arritur, përshpejtimin, distancën e mbuluar e ngadalësimin, në mesin e statistikave të shumta.
Kanë kaluar ditët kur lojtarët nuk kanë dhënë maksimumin në stërvitje. Lojtarët mund të merren përgjegjës për performancën e tyre dhe se si kujdesen për trupin e tyre.
“Përqendrimi në përgatitjet fizike tash është absolutisht shumë i rëndësishëm, thjesht nuk ka mënyrë tjetër”, ka thënë Kevin Volland, transferimi i dytë më i shtrenjtë i Leverkusenit. “Ndoshta 10-20 vjet më parë, ke mundur të pish një birrë apo dy” ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.