Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kikboksierët eliminohen nga Evropiani për mosnjohje të rregullave

Kikboksierët Valdrin Ibishi e Gëzim Behrami e kanë humbur të drejtën e garimit në Kampionatin evropian për kadetë dhe juniorë, që të shtunën përfundoi në Shkup.

Dhe këtë të drejtë e kanë humbur jo për shkak të performancës së tyre në ring, por për shkak të mosnjohjes së rregullave. E me rregullat e reja nuk ishin të njoftuar as zyrtarët e Federatës së Kikboksit të Kosovës, që ishin me sportistët në Shkup, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

E rregullat e reja i detyrojnë kikboksierët që të bëjnë matjen pas çdo xhiroje që e kalojnë, e jo si në të shkuarën kur është bërë vetëm para nisjes së turneut.

Në fakt, kikboksierët kosovarë xhiron e parë e kaluan pa luftë dhe për këtë nuk u paraqitën në matje për xhiron e dytë.

Kryetari i Federatës së Kikboksit të Kosovës, Fatmir Makolli, e pranon fajin... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.