Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Besës s'i mjaftojnë 8 gola epërsi, eliminohet në Stamboll

Besa Famga ka dështuar të kalojë në raundin e dytë të Kupës EHF. Kampionia e shumëfishtë kosovare, Besa, nuk arriti të ruajë epërsinë prej tetë golave nga ndeshja e parë e fituar në Pejë javën e kaluar përballë skuadrës turke Beykoz, 29:21.

Besa të dielën u mposht në Stamboll me plot 12 gola dallim, 35:23 për t'u eliminuar qysh në raundin e parë të Kupës EHF, shkruan sot “Koha Ditore”. Pjesa e parë përfundoi 15:10 në të mirë të turqve dhe ishte sinjal se eliminimi mund të ndodhë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Të dielën u eliminua edhe skuadra kampione te femrat, Prishtina. Ajo u mposht bindshëm në dy ndeshje nga skuadra zvicerane Bruehl. Të dy ndeshjet u luajtën në Prishtinë, brenda dy ditëve për të shkurtuar shpenzimet... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.