Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Eurogolat e reprezentuesve të Kosovës

Arbër Zeneli nuk doli asnjëherë në pozitë për të shënuar gol në ndeshjen kundër Kroacisë, të cilën Kosova e humbi 1:0 në “Maksimir” të Zabgrebit, në kuadër të xhiros së shtatë eliminatore për botërorin “Rusia 2018”.

Në ndeshjen e dytë më 5 shtator, atë kundër Finlandës në Shkodër që po ashtu Kosova e humbi 1:0 luajti vetëm 20 minutat e fundit, por sërish pa pasur rast konkret për shënim. Por, e kundërta ndodhi të dielën, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Zeneli shënoi nga një distancë e largët në fitoren e skuadrës së tij holandeze Heerenveen, që mposhti PSV-në me rezultatin 2:0. Shënoi në minutën e katërt për t'ia dhënë epërsinë 1:0. Pranoi një top dhe me vrapim të shpejtë nga ana e majtë iu afrua paksa portës dhe nga rreth 25 metra me goditje të saktë dhe me pak ndihmë nga shtylla mposhti portierin e PSV-së... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.