Klubi i basketbollit Trepça është në krizë të madhe financiare.
Mitrovicasit nga edicioni që lamë pas, filluan të kenë probleme financiare duke mos arritur t’i tejkalojnë as në edicionin e ri.
Situatën e rënd në të cilën është duke kaluar klubi, e ka konfirmuar edhe anëtari i bordit të Trepçës, Kemajl Muja.
Të pakënaqur me situatën e krijuar të klubit të tyre të zemrës janë edhe tifozët besnikë të Trepçës, Torcida.
Ish-udhëheqësi i Torcidës, Shefqet Begu, është shprehur i zhgënjyer me gjendjen e klubit duke kërkuar largimin e kryesisë.
Minatorët në momentet e fundit kanë paraqitur ekipin për edicionin e ri në Federatën e Basketbollit të Kosovës, ekip ky që përbëhet kryesisht me lojtarë të rinj.
Kohavisioni ka tentuar të marrë edhe një prononcim edhe nga Komuna e Mitrovicës, por një gjë e tillë ishte e pamundur.
Të kujtojmë që nga mitrovicasit janë larguar basketbollistë si Samir Zekiqi, Besnik Azemi, përderisa qëndrimin në klub nuk e kanë konfirmuar edhe disa basketbollistë të tjerë.