Ndonëse kishte fituar bindshëm ndeshjen e parë, Besa Famgas nuk ia ka dalë të kualifikohet në raundin e dytë të Kupës së EHF-së.
Besa, që është kampione në fuqi e Kosovës në hendboll, të dielën mbrëma pësoi thellë, 35:23 nga Beykozi turk dhe kështu u ndal në raundin e parë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdeshja është luajtur në Beykoz të Stambollit. Para një jave në ndeshjen e luajtur në Pejë, Besa fitoi me plot tetë gola dallim, 29:21, por epërsinë e lartë e krijuar nuk ia doli ta ruajë në Stamboll.
Te Besa në ndeshjen e kthimit lojtari më efikas ishte Goran Biljaka me 9 gola. Tarik Megjiq shënoi 7, Kastriot Jupa e Drilon Tahirukaj nga 3 dhe Jon Muqolli 1. Besa deri në minutën e 50-të ishte në disavantazh prej 8 gola, por më pas vendasit krijuan epërsinë që synonin dhe kaluan tutje.
Është kjo hera e dytë rresht që Besa Famgas ndalet në rrethin e parë të Kupës së EHF-së. Vjet u ndal nga Dukla çeke. Edhe vjet e kishte fituar ndeshjen e parë në Pejë, por më pas në udhëtim pësoi me rezultat më të lartë.
Para eliminimit nga Dukla, Besa dy edicione rresht kishte kaluar nga një rreth të garave në kupën e EHF-së.