Trajneri i mirënjohur italian, Carlo Ancelotti do të largohet në afatin kalimtar të janarit nga gjiganti gjerman, Bayern Munich për të vazhduar karrierën e tij në Kinë, thotë ish-mesfushori i Bayernit, Mario Basler.
Italiani ka vetëm një vit në krye të Bayernit, duke e drejtuar ekipin vetëm në titullin e ligës, transmeton Koha.net. Dhe sipas Baslerit ai tashmë ka arritur marrëveshje me një klub kinez.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kam dëgjuar se Ancelotti ka nënshkruar me një klub kinez. Nga ajo që di unë, ai do të largohet në dimër pasi atëherë fillon sezoni në Kinë. Nuk mund të konfirmojë se kjo është 100 për qind e sigurt, por burimet e mia janë të besueshme”, ka thënë ai, raporton Football Italia.
Ancelotti ka edhe dy vjet kontratë me gjigantin bavarez.