Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Megjiq sjell te Besa përvojë dhe etikë të punës

I ka mjaftuar një ndeshje për të dëshmuar që është përforcim cilësor për edicionin e ri. Boshnjaku Tarik Megjiq para një muaji i është bashkuar në stërvitje kampiones së Kosovës në hendboll, Besa Famgas.

Skuadra pejane, të dielën, luajti ndeshjen e parë për edicionin e ri, kur në "Karagaçi" e mposhti Beykozin turk me tetë gola dallim, 29:21. Ishte kjo ndeshja e parë e raundit të parë të Kupës së EHF-së. Ndeshja e kthimit luhet të dielën (sot) në Turqi, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Megjiq ishte lojtari më efikas te Besa Famgas me shtatë gola të shënuar, aq sa pati edhe Goran Biljaka. Pikërisht Biljaka dhe kroati tjetër, Ante Kukrika ndërmjetësuan që Megjiq të kalojë në skuadrën pejane.

Ai u shqua edhe për organizimin e mirë të lojës, duke futur në "zjarr" të gjithë lojtarët. Fitorja me tetë gola dallim në ndeshjen e parë, vlerësohet si mundësi e mirë që Besa të kalojë xhiron....(Më gjerësisht mund të lexoni sot në “E diela me Koha Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.