Ka pritur gjatë që të fitojë të drejtën e lojës, por jo edhe për të lënë gjurmën e tij.
Enis Bytyqi doli nga hija për të udhëhequr përfaqësuesen U-21 të Kosovës në futboll drejt fitores historike.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBytyqi, 20-vjeçar shënoi dy gola të premten e 1 shtatorit në fitoren 3:2 ndaj Norvegjisë, në stadiumin "Adem Jashari" në Mitrovicë. Ishte ndeshja e parë kualifikuese që përfaqësueset e Kosovës e luanin në vend dhe po ashtu fitorja e parë në fushën e blertë e përfaqësueseve të Kosovës në kualifikime, shkruan sot Koha Ditore.
Norvegjia e udhëhequr nga supertalenti Martin Odegaard kaloi herët në epërsi me 2:0. Por shpresat e Kosovës nuk u ndalën dhe nuk u dorëzuan.
Bytyqi u shfaq i rrezikshëm herët në ndeshje, por një goditje e tij shkoi për pak jashtë portës. Kërcënues për portën norvegjeze ishte vazhdimisht, ndërsa në minutën e 41-të shënoi për 2:1...(Më gjerësisht mund të lexoni sot në “E diela me Koha Ditore”).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.