Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Messi shkëlqen ndaj Espanyolit

Barcelona e ka mposhtur Espanyolin, me rezultat 5-0, të shtunën në ‘Camp Nou’, në kuadër të javës së tretë të La Ligës.

Padyshim se njeriu i kësaj mbrëmje ishte sulmuesi argjentinas Lionel Messi, i cili realizoi het-trik në fitoren e ‘Balugranave’, transmeton kp.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Messi realizoi në minutën e 26-të, 35-të dhe 67-të, derisa nga një gol për nikoqirët e shënuan Pique në minutën e 87-të dhe Luis Suarez në minutën e 90-të.

Pas kësaj fitore, Barcelona kryeson tabelën me nëntë pikë, dy më shumë së Sevilla, kurse, Espanyol renditet e 15-të më vetëm një pikë.