“Dybala për Top të Artë”

“Dybala për Top të Artë”

09 shtator 2017 22:13

Paulo Dybala i ka të gjitha gjërat që i duhen për ta fituar një ditë Topin e Artë sipas portierit të Chievos, Stefano Sorrentino.

Sorrentino, që u mposht nga Dybala në fitoren prej 3-0 të Juventusit, ka thënë se do të ishte më mirë për ekipin e tij nëse Dybala nuk do të luante në këtë takim, transmeton Koha.net.

“Do të ishte më mirë për ne sot sikur ai të vazhdonte nxehjen dhe të mos futej në fushë. Kam luajtur me të për dy vjet e gjysmë, dhe imagjinoni sa herë është dashur të fluturojë në anën e majtë e djathtë në stërvitje. Ai ende duhet të përmirësohet dhe do të bëhet më i miri. Ai ka gjithçka që i duhet për ta fituar Topin e Artë, veç shpresoj të më ftojë në festë kur ta fiton”, ka thënë Sorrentino për Mediaset Premium.

Sorrentino e Dybala ishin bashkëlojtarë te Palermo.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme