Sport

Hoffenheimi befason Bayernin

Bayern Munichu ka pësuar humbjen e parë në këtë edicion në Bundesligë.

Skuadra e Carlo Ancelottit pësoi humbje në udhëtim nga Hoffenheimi me rezultat prej 2 me 0, raporton Koha.net.

Të dy golat për vendasit i shënoi Uth në minutat 27 e 51.

Bayerni tani renditet në vendin e pestë me 6 pikë, përderisa Hoffenheimi në vendin e dytë ka 7 pikë.