Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kampioni te meshkujt pret kualifikimin, te femrat s'ka shpresë

Kampionia e Kosovës në hendboll (meshkujt), Besa Famgas kërkon që me fitore të re të kalojë në raundin e dytë të Kupës së EHF-së, niveli i dytë i garave evropiane për klube, shkruan sot Koha Ditore.

Besa të shtunën (sot) udhëton për në Stamboll të Turqisë, ku të dielën (nesër) nga ora 18:00 përballet me skuadrën Beykoz në ndeshjen e kthimit. Takimi i parë i raundit të parë të Kupës së EHF-së është luajtur të dielën e kaluar në Pejë dhe përfundoi me fitoren e Besës me shifrat 29:21.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në fundjavë në kupa evropiane garon edhe kampionia te femrat, Prishtina. Prishtina, po ashtu, paraqitet në raundin e parë të Kupës së EHF-së, ndërsa përballë e ka skuadrën zvicerane Bruehl.

Të dy ndeshjet luhen në Prishtinë, por për dallim nga Besa, skuadra prishtinase vlerësohet se ka dukshëm më pak gjasa që të kalojë tutje.

Trajneri i Besës së Pejës, Arben Muqolli ka thënë se në Stamboll do të kërkohet fitore e re. Besa tashmë e ka përvojën në gara evropiane, ndërsa hendbollin kosovar ka vite që e dominon plotësisht. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.