Feronikeli ka arritur të marrë kreun e tabelës në Superligën e Kosovës pas tri xhirove.
Në “Rexhep Rexhepi” skuadra e Feronikelit e mposhti Besën me rezultat prej 2 me 1, raporton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTakimin më mirë e filluan mysafirët duke kaluar në epërsi përmes Merlakut, i cili realizoi kur po zhvillohej minutën e 54.
Por, Feronikeli nuk u dorëzua dhe arriti të përmbysë rezultatin për të arkëtuar pikët e plota.
Ishin Arifaj e Eleshani që i siguruan ekipit vendas fitoren në këtë përballje që i çon në krye të tabelës me 7 pikë, po aq sa ka edhe Llapi që sot barazoi me Gjilanin.
Ndeshja ndërmjet Llapit e Gjilanit përfundoi me rezultat 1 me 1.
Për vendasit golashënues ishte Miran Maksuti në minutë e 47, kurse për Gjilanit një pikë në këtë takim ia siguroi mesfushori Betim Haxhimusa duke shënuar në minutën e 71.
Llapi mban vendin e dytë me shtatë pikë, kurse Gjilani në një pozitë më poshtë ka 5 pikë.