Trajneri Aleksandar Todorov ka lënë prapa pakënaqësitë te Peja dhe është kthyer për të udhëhequr skuadrën në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës Ballkanike në basketboll.
Peja, të mërkurën (19:00), në palestrën "Karagaçi" do të presë Kozhuvin e Gjevgjelisë, në ndeshjen e parë çerekfinale dhe shpreson të bëjë hapin e madh drejt gjysmëfinales së kësaj gare, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTodorov mungoi për një javë te Peja, i pakënaqur me pagesat.
Të martën ai nuk pranoi të flasë për këtë. Më shumë ishte i koncentruar për atë që e pret të mërkurën.
Ai pret fitore me të paktën dhjetë pikë dallim, për të pasur më shumë mundësi për ndeshjen e kthimit që luhet javën e ardhshme në Gjevgjeli. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.