Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pos ndeshjeve, Kosova humb edhe entuziazmin

Seria e humbjeve të Kosovës vazhdon të rritet. Kosova së fundi ka fituar më 3 qershor të vitit të kaluar, në miqësoren e fundit të saj, ndaj Ishujve Faroe në Frankfurt (2:0), shkruan sot Koha Ditore.

Barazimin e fundit e ka marrë më 5 shtator të vitit të kaluar, 1:1 ndaj Finlandës në Turku në ndeshjen e parë eliminatore. Prej atëherë përfaqësuesja e Kosovës në futboll njeh vetëm humbje. Është mposhtur rresht nga Kroacia, Ukraina, Turqia, Islanda, Turqia, Kroacia, Finlanda.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Humbja e fundit nga Finlanda erdhi të martën mbrëma në stadiumin "Loro Boriçi" në Shkodër, me shifrat 1:0. Ky shihej rasti më i mirë i Kosovës për fitore në këtë cikël eliminator. Ndonëse shpresat për fitore ekzistonin, ndeshja nuk shfaqi interesim te shikuesit, te adhuruesit e përfaqësueses së Kosovës në futboll. Në stadiumin e Shkodrës ishin më pak se 2.000 shikues. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.