Alex Oxlade-Chamberlain ka thënë se prezenca e Jurgen Kloppit në stol ishte njëra prej arsyeve kryesore për transferimin e tij te Liverpooli gjatë kësaj vere.
Oxlade-Chamberlain refuzoi kontratën e re tek Arsenali dhe u transferua te Liverpooli, duke nënshkruar kontratë pesëvjeçare me klubin e ri.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“E ndjeva se ky është vend për mua dhe për mënyrën se si luan ekipi i menaxherit, kjo ishte inspirim për mua dhe njëra prej arsyeve – nëse jo kryesore që unë u transferova këtu”, ka thënë Oxlade-Chamberlain.
“Se si ju shtynë përpara, ju frymëzon dhe kërkon nga ju – kjo është shtesë. Kjo e bën special në sytë e mi. Ai është njëri prej arsyeve se përse unë doja të vija këtu sepse e dija se do të më shtynte përpara dhe të nxirrte më të mirën nga unë”.