Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Diego Costa i gatshëm të pajtohet me Conten

Sulmuesi i Chelseat, Diego Costa është duke synuar rikthimin te klubi anglez për të zgjidhur mosmarrëveshjet rreth të ardhmes së tij.

28-vjeçari gjatë tërë verës ka qëndruar në Brazili pasi nuk dëshirohej më nga menaxheri i Chelsat, Antonio Conte.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Spanjolli muajin e kaluar kishte deklaruar se karriera e tij te Chelsea ka përfunduar dhe se nuk e kishte ndërmend të rikthehej te kampionia anglez, pasi synonte transferimin te Atletico Madridi.

Një transferim te ish-klubi nuk u realizua gjatë kësaj vere, por pritet të shitet te Atletico gjatë muajit janar.

The Telegraph raporton se bashkëlojtarët i kanë bërë thirrje sulmuesit që t’i jap fund mosmarrëveshjeve me Conten pasi është përfshirë në listën e lojtarëve për Premier Ligë.