Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

De Gea i kërkon ndihmë Ramosit për t’u transferuar në Real Madrid

Portieri i Manchester Unitedit, David De Gea ende e dëshiron transferimin te gjiganti spanjoll, Real Madrid.

Raportohet se në grumbullimin me kombëtaren spanjolle ai ka shfrytëzuar rastin që të flasë me kapitenin e Real Madridit, Sergio Ramos për ta ndihmuar në transferimin e tij në Santiago Bernabeu, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai është i lidhur me një kalim te Reali qe një kohë të gjatë, por deri më tani nuk është realizuar ky transferim, ndërsa dihet që dëshira e lojtarit është të rikthehet në kryeqytetin spanjoll.

Diario Gol raporton se De Gea i ka kërkuar Ramosit që të bisedojë me trajnerin Zinedine Zidane dhe presidentin, Florentino Perez për një transferim të mundshëm.