Argjentina nuk arriti më shumë sesa një barazim 1-1 me Venezuelën në shtëpi, duke rrezikuar edhe vendin e pestë në grup që çon në “play-off” në kualifikimet për botëror.
Skuadra e Sampaolit nuk shkëlqeu dhe me yjet si Messi, Di Maria, Dybala apo Icardi që nuk dhanë atë që pritej. Gjithsesi, shtypi argjentinas në shënjestër pati yllin e Barcelonës pas kësaj ndeshjeje, transmeton kp.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Lojtari më i mirë në botë nuk mund të jetë thjesht një numër në fushë”, shkruan “Ole”.
“Messi nuk mund të luajë në një nivel kaq të ulët. Mungesa e lojtarëve të tjerë që flasin gjuhën e tij futbollistike në fushë nuk i heq përgjegjësitë. Leo luajti një pjesë të parë të pranueshme. E nisi shumë mirë dhe menduam se do të shpërthente, por nuk shpërtheu”, vazhdon Ole.