Jose Mourinho e ka lavdëruar punën e Manchester Unitedit në tregun e transferimeve, duke thënë se klubi bëri mirë që arriti marrëveshjet herët.
Portugezi thotë se pas shitjes së Neymarit në PSG për 222 milionë euro do të kishte një rritje shumë të madhe të çmimeve për lojtarët që Unitedi ka transferuar, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLukaku, që u transferua në Old Trafford për 70 milionë funta (76.5 milionë euro), pas shitjes së Neymarit do të kushtonte 150 milionë funta (164 milionë euro). E rritje të çmimit do të kishte edhe për Nemanja Matiqin gjithashtu.
“Mendoj se ishim shumë të mençur”, ka thënë ai për Times. “Menduam se diçka do të ndodhte që do të mund ta ndryshonte tregun përgjithmonë. Normalisht pjesa e fundit e afatit kalimtar është më pak e shtrejntë, por në këtë sezon, pas shitjes së Neymarit gjithçka ndryshoi, dhe ndryshoi për të keq në aspektin e çmimeve”.
“Mendoj se çmimi i Lukakus më 31 gusht do të ishte 150 milionë funta, kurse Matiqi do të ishte 60 apo 70 milionë funta. Lukaku e Matiq do të na kushtonin tani 200 milionë funta (218.5 milionë euro), por për shkak se kryem punë në pjesën e parë të sezonit, ishte shumë më pak”, ka thënë Mourinho.