Diku mes vozitjes në një rrugë të akullt në Finlandë dhe hedhjes së topit medicinal në një kampion olimpik në hedhje të diskut në Estoni, Kaia Kanepi kuptoi se i mungon tenisi.
Kanepi ishte në prag të tërhiqej nga sporti në fund të vitit të kaluar, pasi po vuante nga probleme të shumta shëndetësore që i humbën mjaft energji. Ajo kishte probleme në të dy këmbët, shkruan NYT.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Unë as që doja t'i nënshtrohesha tretmanit për të përmirësuar këmbët e mia. Nuk shqetësohesha fare, nuk doja të kisha asgjë me sport", tha Kanepi, që tash ka arritur në çerekfinale të Grand Slamit "US Open", përcjell Koha Ditore.
Është hera e gjashtë që Kanepi 32-vjeçare arrin në çerekfinale të një Grand Slami. Së fundi kishte arritur edhe në Wimbledon në vitin 2013. Në vitin 2009, ajo u bë tenistja e parë nga Estonia që hyri në Top 20 të renditjes botërore, dhe arriti rekord të karrierës duke u ngritur në pozitën e 15-të në gusht të vitit 2012.
Kanepi në "US Open" në vitin 2014, kishte arritur deri në rrethin e katërt, ku u ndal nga Serena Williams...(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.