Raportohet se Barcelona po e konsideron që të punësojë drejtorin sportiv të Juventusit, Fabio Paratici.
Blaugranët humbën Neymarin, që u bashkua me PSG-në, ndërsa dështuan të transferojnë zëvendësuesin e tij të parë, Philippe Coutinhon nga Liverpooli, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTuttosport raporton se kjo ka shtyrë klubin që të rindërtohet, dhe e shohin Paraticin si njeriun e duhur për të udhëhequr biznesin e klubit në transferime.
Paratici dhe menaxheri gjeneral Giuseppe Marotta kanë bërë një punë të jashtëzakonshme me Bianconerët, që e kanë ngritur nga vendi i shtatë në gjashtë tituj të fituar radhazi në ligë.
Kjo dyshe shquhen për transferimet e mira dhe të lira, përfshirë këtu Andre Pirlon, Sami Khediran, e Arturo Vidalin.
Sipas Tuttosportit edhe Marotta mund të bashkohet me klubin nga Camp Nou, kur dihet se kjo dyshe kanë punuar bashkë që nga koha kur ishin te Sampdoria.