Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosova e trimëruar, synon t'i rezistojë kampiones së Evropës

Të trimëruar nga fitorja ndaj Norvegjisë, lojtarët e përfaqësueses U-21 të Kosovës në futboll po përgatiten për ndeshjen më të vështirë në grup. Kosova U-21 të martën (sot) nga ora 19:00 luan ndaj Gjermanisë në Osnabruck.

Gjermania po këtë vit e ka fituar titullin e Evropës për shpresa. Në finalen e luajtur më 30 qershor, e ka mposhtur Spanjën me rezultatin 1:0, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Te shpresat e Gjermanisë tani luan një gjeneratë thuajse tërësisht e re, por kjo nuk nënkupton se gjermanët kanë më pak talent në skuadër. Puna me të rinj e Federatës së Futbollit të Gjermanisë është e nivelit superior, dhe kalimi i lojtarëve reprezentues nga gjenerata në gjeneratë është thuajse i automatizuar.

Për këtë arsye Kosovën vlerësohet se e pret një ndeshje shumë e vështirë. Nëse lojtarët shpresa të Gjermanisë e kanë paraqitjen e parë të përbashkët në këtë grupmoshë, shumica prej tyre kanë luajtur së bashku në grupmoshën U-19 apo edhe ato më të reja... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.