Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Anglia e pandalshme, i afrohet Botërorit

Anglia ka shënuar edhe një fitore në Grupin F kualifikues për Botërorin Rusia 2018.

“Tre Luanët” mposhtën 2 me 1 Sllovakinë, në duelin e drejtpërdrejtë për pozitën e parë në grup.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sllovakia kaloi e para në epërsi përmes Stanislav Lobotkas në minutën e tretë, por Eric Dier dhe Marcus Rashford realizuan për Anglinë duke i siguruar edhe tri pikë për ekipin e Gareth Southgatet.

Anglia tani në tabelë ka 20 pikë në pozitën e parë, pesë më shumë se Sllovakia.