Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pas suksesit historik, Prekazi kërkon përkushtim edhe më të madh

Me gjithë fitoren historike të përfaqësueses U-21 të Kosovës në futboll ndaj Norvegjisë, përzgjedhësi Rafet Prekazi qëndron me këmbë në tokë. Të njëjtën gjë tekniku mitrovicas e kërkon edhe nga futbollistët e tij.

Kosova të premten triumfoi 3:2 ndaj Norvegjisë në stadiumin “Adem Jashari”, në Mitrovicë, në kuadër të eliminatoreve për evropianin e vitit 2019. Edhe pse ishte në disavantazh prej dy golave deri në fund të pjesëlojës së parë, Kosova falë shpirtit luftarak që tregoi në fushë, ia doli të shënojë fitore, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për Kosovën kjo është fitorja e dytë ndaj Norvegjisë në kuadër të eliminatoreve, pas asaj me rezultatin zyrtar 3:0.

Në fakt, në qershor shpresat e Kosovës kishin pësuar 5:0 në udhëtim nga Norvegjia, por më pas ndeshja u regjistrua me rezultat zyrtar pasi norvegjezët kishin aktivizuar pa të drejtë një lojtar. Të premten shpresat fituan aty ku duhet, në fushën e blertë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.