Pas ndeshjes Kroaci-Kosovë, Ante Çaçiq, trajner i përfaqësues së Kroacisë nuk e ka konsideruar të lehtë fitoren e Kroacisë ndaj Kosovës.
Ai tha se përveç fushës që ishte e vështirë, as loja nuk ka qenë e lehtë, derisa shtoi se kjo ndeshje ka lënë gjurmë për shkak të lëndimit të Manxhukiqit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Fusha ishte e vështirë dhe nuk ka qenë lojë e lehtë. Ne dominuam lojën dhe arritëm golin, tani kemi ndeshjen me Turqinë, por kjo ndeshje ka lënë gjurmë sepse Manxhukiq është i lënduar. Me vjen keq që Kroacia nuk ka një stadium më të mirë.
Ai tha se përfaqësuesja e Kosovës dita-ditës është duke u rritur, derisa ka parashikuar ballafaqim të vështirë për secilën përfaqësuese që luan me Kosovën.
“Nuk me ka befasuar Kosova sepse nga dita e ditës po rritet dhe mendoj se kushdo që luan ndaj Kosovës do ta ketë vështirë”, ka thënë Çaçiq.