Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka thënë se klubi i tij do të përpiqet sërish që të transferojë mesfushorin e Monacos, Thomas Lemar.
Wenger ofroi 100 milionë euro për të në ditën e fundit të afatit kalimtar, por futbollisti refuzoi ofertën. Edhe pse Wenger e pranon se Lemar zgjodhi Monacon para Arsenalit, ai ka thënë se do të dërgojë sërish ofertë për francezin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ai vendosi të qëndrojë te Monaco. A kemi bërë ofertë 100 milionë euro? Po. Dhe do të bëjmë sërish oferta. Ai është përherë i gatshëm të pranojë topin, është i kompletuar në mbrojtje dhe sulm”, ka thënë Wenger për Telefoot.
Lemar shkëlqeu të enjten për Francën duke realizuar dy gola në fitoren 4 me 0 ndaj Holandës.