Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Nadal e Federer kalojnë tutje në US Open

Rafael Nadal dhe Roger Federer janë kualifikuar në raundin e katërt të US Open, duke mposhtur rivalët e tyre pa shumë vështirësi.

Numri një në botë, Nadal fitoi 3-1 në sete ndaj argjentinasit, Leonardo Mayer, 6-7(3-7), 6-3, 6-1 dhe 6-4, ndërsa Federer e mposhti spanjollin Feliciano Lopez 3-0 në sete, 6-3, 6-3 dhe 7-5, transmeton KP.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në raundin e katërt, Nadal do të luajë kundër ukrainasit, Alexandr Dolgopolov, ndërsa Federer kundër gjermanit Philipp Kohlschreiber.

Nadal dhe Federer mund të takohen në gjysmëfinale të US Open, nëse arrijnë të kualifikohen deri në atë fazë.