Gjyqtarët dhe kapitenët e Kroacisë e Kosovës kanë parë gjendjen e fushës së stadiumit “Maksimir” në Zagreb dhe kanë vlerësuar se do të zhvillohet kjo ndeshje.
Gjatë orëve të mbrëmjes është raportuar se ndeshja e eliminatoreve për “Rusia 2018” mund të shtyhet shkaku i reshjeve të mëdha të shiut, por dy ekipet do të tentojnë të luajnë ndeshjen e paraparë për orën 20:45, raporton gazetari i KTV-së nga Zagrebi.