Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli mohon se kërkoi 200 milionë euro për Coutinhon

Liverpooli ka mohuar deklaratën e Barcelonës se klubi anglez ka kërkuar 200 milionë euro për Philippe Coutinhon.

Burimet e Sky Sports News kanë thënë se Liverpooli assesi nuk donte shitjen e brazilianit dhe kjo gjë nuk ndryshoi gjatë tërë afatit të verës. Për këtë qëndrim të Liverpoolit ishte në dijeni edhe Barça.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka insistuar se Coutinho nuk ka çmim, por drejtori i Barçës, Albert Soler, ka pohuar se klubi anglez kishte caktuar një çmim për brazilianin dhe se ishin të hapur për shitjen e tij.

“Të premten, pas disa javë ofertash e bisedimesh, Liverpooli caktoi çmimin për lojtarin që donim [Coutinhon]”, ka thënë Soler në një konferencë për media.

“Çmimi ishte 200 milionë euro dhe ne vendosëm se nuk mund ta pranonim”, ka shtuar ai.