Moti me reshje shiu ka bërë që provat e zyrtare të Çmimit të Madh të Italisë të shtyhen për më shumë se dy orë ditën e sotme.
Pilotët zbritën normalisht në pistë në orën 14:00 dhe vetëm pas 5 minutash nga sesioni i parë, drejtuesit vendosën t’i ndërprisnin provat për shkak të kushteve mjaft të vështira atmosferike me shi për të vozitur normalisht.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNga prova e parë mbetën rreth 13 minuta, ndërsa me përmirësimin e kushteve në pistë, ato rinisën sërish në orën 16:40 minuta, transmeton tch.
Më herët, shiu bëri ta pamundur edhe zhvillimin e sesionit të tretë të provave të lira, i programuar të zhvillohej gjatë paradites së sotme.