Liverpooli kishte kërkuar 200 milionë euro nga Philippe Coutinho kur Barcelona kishte bërë ofertë në ditën e fundit të afatit kalimtar, ka thënë drejtori i klubit katalunas, Albert Soler.
Coutinho ishte njëri ndër synimet kryesore të Barcelonës në këtë afat kalimtar, pas largimit të Neymarit drejt PSG-së për 222 milionë euro, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Pas disa javë bisedimesh, dje Liverpooli na kërkoi 200 milionë euro për lojtarin. Ne nuk do ta rrezikojmë klubin. Sigurisht ne nuk pranuam atë kërkesë. Falënderojmë lojtarin sepse bëri përpjekje të mëdha dhe tregoi se dëshiron të luajë për ne, por situata përfundoi kështu si është tani dhe nuk mund të bënim ndonjë gjë rreth kësaj”, është shprehur Soler, raporton Goal.