Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Taulant Xhaka uron që Shqipëria e Kosova të fitojnë

Mesfushori i kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka përmes një postimi në Facebook ka uruar që Shqipëria e Kosova të shënojnë fitore në përballjet e sotme kualifikuese për Botëror.

Xhaka nuk është ftuar nga trajneri i Shqipërisë, Christian Panucci për përballjet e Shqipërisë ndaj Lihtenshtajnit dhe Maqedonisë, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Megjithatë ai pritet të ftohet në ndeshjet e ardhshme, pas bisedimeve me trajnerin e ri të kombëtares shqiptare.

“Shumë suksese sot djemve të kombëtares kuqezi. Vetëm fitore. Gjithmonë kuqezi. Fitore edhe për kombëtaren e Kosovës”, ka shkruar Xhaka.

Kosova sot luan në udhëtim te Kroacia në Maksimir nga ora 20:45, kurse Shqipëria luan në shtëpi ndaj Lihtenshajnit nga ora 18:00.