Klubet e futbollit nëpër Evropë janë duke u frustruar nga afati kalimtar, duke thënë se është tepër i gjatë dhe se lë në hije fillimin e stinorit.
Afati kalimtar për ligat e mëdha të Evropës në futboll mbyllet në fund të gushtit, dy apo tri javë pasi nis edicioni i ri. Trajnerët thonë se kjo e bënë të pamundur që të bëhen përgatitjet si duhet, përcjell Koha Ditore shkrimin e Reuters.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKlubet e Premier Leagues së Anglisë do të votojnë javën e ardhshme propozimin për të mbyllur afatin kalimtar para fillimit të stinorit. Kjo ndoshta do të jetë joefikase, përderisa ligat e tjera nuk e ndjekin të njëjtën rrugë, por shumë liga nëpër Evropë ndihen njëjtë.
"Ka një dëshirë për të shkurtuar afatin kalimtar", ka deklaruar Giuseppe Marotta, shefi ekzekutiv i skuadrës kampione të Serie A së Italisë, Juventusit. "Duhet të mbarojë para se të nisin pesë ligat më të rëndësishme evropiane. Duhet të gjejmë një bazë të përbashkët në futbollin evropian për një marrëveshje të këtij lloji. Ne nuk mund të transformojmë futbollin në një cirk që ka pak të bëjë me vlerat sportive, me lojtarët që ndalin ushtrimet pasi duan të ndërrojnë klubet".
Një mendje është edhe shefi ekzekutiv i skuadrës gjermane Borussia Dortmund, Hans-Joachim Watzke....(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.