Cilësor por i kalueshëm. Kështu vlerësohet kundërshtari i Besa Famgas në raundin e parë të Kupës së EHF-së, nivelit të dytë të garave evropiane për klube të hendbollit. Kampionia e Kosovës, Besa, takohet me Beykozin turk.
Ndeshja e parë luhet të dielën nga ora 19:00 në palestrën "Karagaçi" në Pejë, ndërsa e kthimit më 10 shtator në Beykoz të Turqisë, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTe Besa janë të vendosur që të kalojnë raundin e parë të Kupës së EHF-së dhe shpresojnë të kryejnë punën në ndeshjen e parë. Kjo nënkupton që ndeshja e parë të fitohet me rezultat të lartë.
Ekipi pejan ka përvojë të gjatë në gara evropiane. Shtatë pjesëmarrjet e para i ka mbyllur me eliminim të menjëhershëm. Më pas, njëherë kaloi një rreth garash në Challenge Cup dhe dy herë rresht në Kupën e EHF-së.
Vjet në ndeshjen e parë të Kupës së EHF-së fitoi 35:31 ndaj Duklës çeke, por në udhëtim pësoi me shifrat 31:23 dhe nuk ia doli të vazhdojë tutje. Përvoja e deritashme është dëshmi që vetëm një fitore e thellë në takimin e parë jep shpresa të mëdha për kalim tutje...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.