Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bunjaki tregon armën më të fortë të Kosovës, dhe pjesën negative të Kroacisë

Kosova nuk ka asgjë për të dëshmuar, por më shumë të befasojë është cilësuar si arma më e fortë e Kosovës nga trajneri i përfaqësueses së Kosovës në futboll, Albert Bunjaki.

“Mendoj se pavarësisht përvojës së shkurtër që kemi së bashku, gjashtë lojë. Realisht 19 stërvitje së bashku prej tetorit të kaluar. Nuk kemi asgjë që të dëshmojmë më shumë sesa të befasojmë. Kjo mund të jetë arma jonë kryesore”, është shprehur Bunjaki sot në konferencë për media, raporton Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Këto komente ai i ka bërë në prag të përballjes me Kroacinë në “Maksimir”, për të cilën thotë se negative për kombëtaren kroate mund të jetë ndonjëherë cilësia e lojtarëve.

“Pjesa negative e Kroacisë, cilësia e madhe e lojtarëve për mi zgjedhë. Të gjithë janë cilësorë. Ndoshta, mund të ketë lojtarë të lodhur. Mesi i fushës të Kroacisë është më i miri në botë. Lojtarë që kanë fituar gjithçka që mund të fitohet. Kjo mund të jetë ndonjëherë negative, por jo ndaj nesh”, është shprehur Bunjaki.

Bunjaki më tutje ka thënë se problemet më të mëdha ekipi i tij për këtë përballje e ka fazën e mbrojtjes, ndërsa nuk është ende i sigurt për dy pozicione në formacionin ndaj Kroacisë.

“Nuk e kemi komoditetin sidomos në repartin e mbrojtjes, për shkak të mungesave. Kemi vështirësi. Kemi mundësi të luajmë me tre qendërmbrojtës. Dy pozita nuk jam i sigurt dhe është hera e parë që shumë herët kemi vendosur për formacionin. Mbrojtësi i majtë dhe ai i sulmuesit. Kosova për herë të parë i ka katër lojë brenda 30 ditëve dhe kjo është një faktor që na brengos”, thotë ai.