Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bunjaki thotë se ndaj Kroacisë është ndeshja më e vështirë e kualifikimeve

Trajneri i përfaqësueses së Kosovës në futboll, Albert Bunjaki në konferencë për media ka thënë se ndeshja e kthimit ndaj Kroacisë është më e vështirë në kualifikimet për Botëror.

“E kemi parasysh që na pret një lojë e vështirë. Prej gjashtë lojërave jashtë Kosovës kjo kundër Kroacisë do të jetë më e vështira”, është shprehur Bunjaki, raporton Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai më tutje ka thënë se Kosova është duke u ngritur, pasi këto kualifikime, sipas tij, kanë shërbyer për të krijuar ekipin.

“Kosova si një përfaqësuese e re, pasi për herë të parë marrin pjesë në eliminatore, jemi duke u ngritur. Kemi mundur të kemi më shumë pikë, por qëllimi ka qenë krijimi i ekipit, për të marrë më shumë përvojë dhe tashmë e kemi bazën. Të përballesh me një nga ekipet më të mira në botë është një përvojë e veçantë, por kjo do të jetë një lojë tjetër nga ajo në Shkodër”, ka thënë ai.

Megjithatë, Bunjaki thotë se Kosova është e gatshme edhe për përballjen në Zagreb, ku pret edhe përkrahjen e tifozëve shqiptarë.

“Jemi në fazën finale të eliminatoreve. Pastaj luajmë me Finlandën. Kosova është e gatshme të përballet me Kroacinë në Zagreb, presim edhe përkrahjen e tifozëve tanë këtu, pasi tashmë kanë ardhur. Jemi të gatshëm të japim maksimumin”, shprehet Bunjaki.